Rreth Velekinces

Velekinca me rrethinën e Gjilanit ka klimë të mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftoftë. Afër fshatit Velekincë rrjedh lumi Morava ose ndryshe njihet edhe me emrin Morava e Binçës. Lartësia mbi detare arrin deri në 585 metra.

Në shekullin XVIII përmendet me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Prishtinës. Lumi Morava emri i vjetër është Angros. Emri Morava rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur Mur an Vadës apo më vonë Vendi i Lekës – Velekinca e sotme. Poashtu fshati përmendet edhe në shkrimet e, babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s.

Historia

Lumi Morava emri i vjetër është Angros. Emri Morava rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur Mur an Vadës apo më vonë Vendi i Lekës – Velekinca e sotme. Poashtu fshati përmendet edhe në shkrimet e, babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s.[nevojitet citimi]

Në Velekincë pas ndërtimit të thertores së mishit janë gjetur shumë gjurmë arkeologjike Ilirie dhe Dardane si vazo, veshje ilire si dhe janë gjetur varreza ilire (e që gjurmët e të cilave janë edhe sot aty) e që në to ka pasur edhe pulla të ndryshme, monedha, stoli të ndryshme e të cilat janë vjedhur nga regjimi i Serbisë dhe janë dërguar në Beograd, dhe si mbulesë e këtyre gjetjeve regjimi serb i viteve të 1990 e tutje ka mbjellur mbi këto vende pisha.

Në afërsi të fabrikës së mishit banorët e Velekincës shpesh kanë hasur në themele, por në kohën e okupimit nuk është lejuar të bësh gjurmime arkeologjike.

Varri i Sheh Salihut

Fotografia më poshtë paraqet një varr, për të cilin thuhet se është varri i Sheh Salihut, një klerik i komunitetit dervish. Lokacioni i tij ndodhet në qendër të fshatit (pronë private). Pranë tij janë gjithashtu dy varreza të tjera, të pa shënuara, të cilat i përkasin vëllezërve Beqirit dhe Arifit – mahalla e Saliovitëve, ku besohet se edhe Sheh Salihu i përket të njëjtës familje. Ky varr, i cili shihet në foto, është shkatërruar pas luftës së fundit në vitin 1999. Ky epitaf rezulton i zhdukur.