Vendasit e Velekinces

Sipas një testi të ADN-së të kryer në mënyrë vullnetare nga një individë me prejardhje të drejtëpërdrejtë nga fshati Velekincë, test i cili është analizuar edhe nga rrenjet.com, del se banorët autokton të fshatit Velekincë kanë haplogrupin R1b-z2103. Nga kjo analizë del që ka shumë mundësi se prejardhja e tyre lidhet me fisin Bytyç të Tropojës (Malesia e Gjakovës). Është një linjë e vjetër me prejardhje ilire/dardane, linjë kryesore në etnogjenezën arbërore/shqiptare. Testet më të detajuara të ADN-së janë në proces e sipër.